Prokuroria zbardh bilancin, 60 milionë euro dëm ekonomik në buxhet

a90-650x358

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur bilancin e krimeve financiare të ndodhura në 6 mujorin e dytë të vitit 2015 në të cilin ka renditur skemat e vjedhjes dhe pasuritë e sekuestruara për llogari të hetimeve si dhe bizneset e përfshirë në këto vjedhje në dëm të buxhetit të shtetit nga medikamentet deri tek hidrokarburet.

Sipas statistikave të akuzës rezulton se 60 milion euro ka qenë dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit nga skemat mashtruese përfshi dhe ato të evazionit fiskal dhe 45 milion euro janë pasuritë e sekuestruara me burim të paligjshëm.

Ndërsa skemat me vlerën më të madhe të mashtrimit ndaj shtetit rezulton ajo e biznesmenit italian Francesco bechetti ku nëpërmjet kompanise “KGE” Kalivac Green Energy ai ka mundur të përfitojë mbi 40 milion euro.

Pas Bechettit renditet Kastriot Ismailaj i cili me kompanit DIA dhe ADC ka përfituar 10 milion euro, i ndjekur më pas nga 2.5 milion euro të shmagies së detyrimeve për hidrokarburet skemë kjo e zbardhur nga akuza në Fier.

Në listën e pasurive të sekuestruara bëjnë pjesë, 2 hotele, 4 bila, 3 resorte turistike dhe mbi 30 mijë metra katror truall në zona të ndryshme përfshi dhe ato bregdetare.

Referuar sekuestrove, prokuroria sqaron se ato kanë ardhur në zbatim të ligjit antimafia ku persona me precedent penal apo organizata kriminale kanë investuar në pasuri të paluajtshme në shqipëri përfshi, hotele, vila, apartamente.

Pin It