Manchester City 55 milionë euro për 19-vjeçarin

Leroy Sane

Manchester City do të bëjë një ofertë të majme për mesfushorin ofensiv të Schalkes, Leroy Sane.

Sipas njoftimit, klubi anglez ka gati 55 milionë euro për futbollistin 19-vjeçar.

Në rast se do të ndodhë transferimi, atëherë ai do të bëhet lojtari më i shtrenjtë gjerman në histori duke thyer rekordin e Mesut Ozil, i cili në vitin 2013 kaloi nga Real Madridi te Arsenali për 50 milionë euro.

Ditë më parë, menaxheri gjeneral i Schalkes, Horst Heldt, deklaroi se klubi nuk e ka në plan që ta shesë Sanen.

“Ne nuk duam ta shesim dhe Leroy nuk dëshiron të largohet nga klubi. Madje as Manchester City nuk ka aq shumë para!”, ka thënë Heldt.

Pin It