Partizani prezanton trajnerin e ri

12466377_461470427380692_2319038621093214189_o

Partizani ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri të tij, Andrea Agostinelli.

Presidenti i Partizanit, z. Demi ka thënë se trajneri do të ketë mbështetjen maksimale të tij dhe të gjithë stafit të Partizanit. “Prej 3 vitesh gjendem në krye të Klubit dhe çdo vit synojmë të jemi më të fortë, po investojmë në çdo fushë ku ndërtimi akademisë mbetet objektivi madhor”, tha Demi.

Trajneri i ri i kryeqytetasve bëri të ditur që nuk ka ardhur për pushime por për të arritur objektivin kryesor të klubit, titullin kampion.

“Dua ta dedikoj këtë eksperiencë djalit që u humbi jetën një vit më parë. Kam ardhur në këtë klub me një entuziazëm të madh. Ndjehem si të ishte dita ime e parë e shkollës me shumë motivim. Nuk kam ardhur për pushime por për të punuar me djemtë dhe të arrijmë objektivat. Ne do të respektojmë të gjitha skuadrat, në çdo ndeshje do të përballemi me dinjitet dhe do jetë si një betejë më vete secila”.

Pin It