Krijimtaria i shërben lumturisë tuaj. Qëndisni, shkruani, argëtohuni…

maxresdefault

Piktura, shkrimi i poezive, këngëve, krijimi recetave te reja, madje edhe një pune me grep dhe thurje, janë faktorë te rëndësishëm qe rrisin nivelin e kënaqësisë tek njeriu. Kështu se paku shkruhet ne revistën The Journal of Positive Psychology, ku është botuar studimi i Universitetit te Otag­os ne Zelandën e Re. Kërkuesit neozelandezë morën ne analize 658 studente, te cilëve i kërkuan qe te përshkruan ne një ditar aktivitetin e tyre ditor dhe gjendje e humorit për 2 jave. Pas analizimit te informacioneve qe morën nga përshkrimet e studenteve, kërkuesit dolën ne përfundimin se vullnetaret e analizuar kishin qe me humor dhe gjendje shpirtërore me te mire, pikërisht përgjatë atyre ditëve kur ata ishin marre me aktivitet krijues. Nder to, me frekuentet ishin shkrimi i poezive, eksperimentimi i recetave te reja, piktura, dizenjimet grafike me dore apo digitale, performancat muzikore etj.

Pin It