“Krom” çel Javën e Filmit Shqiptar në New York

albanian-film-week-2016-720x380

Nis sot në mbrëmje edicioni i pestë i Javës së Filmit Shqiptar në New York, e cila do të çelet nga filmi “Krom” i regjisorit Bujar Alimani. Java e Filmit Shqiptar do të zhvillojë aktivitetet e saj nga data 16-20 shtator dhe në të do të shfaqen film të ndryshëm artistik, dokumentarë, si dhe do të ndahen çmime.

Filmi “Krom”, i cili do të çelë këtë edicion, është një dramë njerëzore rreth një familjeje që përpiqet të fitojë jetesën nga puna në minierë. Ngjarjet e filmit, i cili është një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohen në Bulqizë në minierat e kromit, nga ku ka marrë emrin edhe filmi.

Si çdo vit AFW synon të përçojë mesazhe pozitive rreth Shqipërisë përmes artit të kinematografisë, duke ndryshuar perceptimin e gabuar të të huajve. Edicioni i sivjetshëm është menduar të përmbajë edhe një natë kushtuar figurës së Nënë Terezës.

Pin It