MAS ndryshon kriteret për fazën e dytë

fakulteti-filologjik-640x438

Ministria e Arsimit do të ndryshojë kriteret për fazën e dytë të pranimit në universitete. Pas ngërçit të krijuar në fazën e parë MAS ka vendosur të rishikojë ndikimin e lëndëve që maturantët kanë ndjekur gjatë shkollës së mesme dhe provimeve që kanë dhënë në fund të saj në procesin e përzgjesdhjes së fituesve.

Kjo do të thotë që maturantët që nuk kanë zhvilluar një lëndë të caktuar nuk do të penalizohen nëse duan të studiojnë një degë që ka drejtpërdrejt lidhje me të, por do vlerësohen në bazë të lëndëve të përafërta dhe mesatares së përgjithshme. Kështu një maturant që dëshiron të studiojë filozofi, por nuk ka ndjekur një lëndë të tillë në shkolle të mesme, do të vlerësohet bazuar në mesataren e përgjithshme dhe lëndët sociologji, histori, letërsi etj.

Qëllimi i ndryshimit të kritereve është mospenalizimi i maturantëve me mesatare të lartë për shkak të lëndëve që ka përzgjedhur shkolla e tyre e mesme. Në këtë mënyrë një maturant me notë mesatare më të ulët nuk do të renditet përpara dikujt me mesatare më të lartë.

Në raundin e dytë maturantët do të aplikojnë sërish me dhjetë preferenca në varësi të dëshirës që kanë. Pasi kësaj faze do të lirohen vendet dhe do të zhvendoset vija e kuqe në bazë të aplikimit të tyre derisa maturanti aplikant të fitojë një prej shkollave që ka listuar.

Pin It