Kujdes! Këto sende nuk mund t’i mbani në makinë gjatë verës

self-driving-audi-4_1-large_trans++ZgEkZX3M936N5BQK4Va8RWtT0gK_6EfZT336f62EI5U

Makina juaj duhet të përdoret për transport dhe jo për të ruajtur sende. Nëse mbani në mjet këto objekte, atëherë shëndeti dhe siguria juaj do të dëmtohej, kështu që largojini ato 

Ilaçet

Shumica e ilaçeve duhen mbajtur në temperaturë dhome, dhe një makinë nuk mund të qëndrojë në këtë temperaturë konstante kur nuk është në përdorim. Ngrohtësia me gjasa nuk do t’jua bëjë ilaçet më të dëmshme, por mund t’i bëjë ato më pak efektive. Tregohuni sa më të kujdesshëm dhe ruajini ato në vendet e përcaktuara nga farmacisti apo nga përshkrimi i ilaçit.

Pajisjet elektronike

Përtej çmimit të shtrenjtë që kanë vetë pajisjet teknologjike si laptopë, celularë dhe tabletë, ka informacione që mund të vidhen lehtësisht. Nëse jeni në një pozicion ku duhet të ruani laptopin apo celularin sa më mirë, sigurohuni që informacioni është i kriptuar.

Kjo e bën të pamundur për hajdutët të shohin informacionin tuaj pa një kod, përveç fjalëkalimit që përdoret zakonisht për të hyrë në pajisje. Ekspertët sugjerojnë se kjo është një shtresë e fortë e mbrojtjes që do të donte më shumë kohë për t’u shkoduar. Kriptimi është edhe më i fortë se mbrojtja me fjalëkalim.

Kremi i diellit

Për ironi, përbërësit aktivë te kremi i diellit shpërbëhen në nxehtësi të madhe. Nëse e lini atë në makinë në një ditë të nxehtë vere, kjo do të pakësojë efektivitetin që kremi jep në trupin tuaj më pas. Për më tepër, nxehtësia mund të shkaktojë shpërthimin e kremit që do t’ju bënte një rrëmujë të madhe në makinë.

Shishet e ujit

Megjithëse kërkimet nuk janë shumë të qarta, studimet i kanë lidhur kimikatet në shishet plastike të ujit me sëmundjet si kanceri dhe sëmundja e zemrës. Nëse e lini një shishe të qëndrojë në diell duhet të dini se kjo nxehtësi mund të shkaktojë çlirimin e kimikateve të plastikës tek uji. Për më tepër nëse shishet qëndrojnë për disa ditë, fillojnë të strehojnë mikroorganizma dhe ju dëmtohet shëndeti.

Çanta

Duke lënë një çantë apo kuletë në makinë kjo ju bën një shënjestër më të dukshme për hajdutët, edhe nëse i keni mbyllur dyert dhe i keni hequr gjërat me vlerë nga çanta.

Nuk ka rëndësi nëse e keni makinën me sinjal apo jo, thjesht ideja e një çante misterioze në të e bën atë tërheqëse dhe dikush mund të tentojë t’jua vjedhë duke ju thyer xhamin. Mos rrezikoni!

Syzet

Përfitoni nga syzet në makinë kur po drejtoni automjetin kundrejt diellit, por mos i lini ato aty pasi të keni arritur në destinacion. Nxehtësia mund të bëjë që korniza plastike e tyre të shkrijë ose metali që kanë në pjesë të caktuara të nxehet aq shumë saqë t’ju djegë kur t’i vini në sy.

Lënia e syzeve të diellit në kroskot është edhe më keq, sepse xhami kryesor i makinës mund të tërheqë më shumë rreze dielli duke i shkatërruar ato plotësisht.

Dokumente të rëndësishme

Jo vetëm gjatë stinës së verës, por në çdo stinë, duhet të shmangni lënien në makinë të dokumenteve personale që keni ndërmend t’i dërgoni me postë ose edhe t’i shkatërroni. Kjo duhet të jetë në listën tuaj të gjërave që duhen bërë menjëherë.

Duke i lënë dokumentet e rëndësishme në makinë, ju e lini informacionin tuaj personal në duart e çdo personi që mund të ketë akses në makinën tuaj për rrethana të caktuara. Jini shumë të kujdesshëm ndaj dokumenteve që përmbajnë të dhëna me rëndësi, pasi nuk është e nevojshme ta pësoni që ta kuptoni se sa veprim i gabuar është.

Pasaporta

Kurrë mos e lini një pasaportë në makinë ndërsa udhëtoni, edhe pse mund të duket shumë e madhe për t’u mbajtur me vete. Vjedhja e identitetit është edhe më e lehtë nga një pasaportë sesa nga patenta.

Duhet t’i mendoni të dhënat tuaja dhe identitetin si shumë të vlefshme. Për më tepër, procedurat që do t’ju duhen për ta rinxjerrë një pasaportë të humbur apo të vjedhur janë aq të gjata dhe të panevojshme për t’u rimarrë, saqë ia vlen më tepër të tregoni kujdes.

Vera

Prisni të blini një shishe vere pasi të keni mbaruar të gjitha punët. Nëse shishja nxehet shumë, kjo mund të ndikojë negativisht te shija e produktit. Lëngu gjithashtu mund të fryhet dhe të bëjë që tapa e verës të shpërthejë duke spërkatur me verë të gjithë ndenjëset e makinës.

 

Pin It