Akreditimi, në tetor publikohen të dhënat e para për 6 universitete

nik

Në tetor pritet të publikohen të dhënat e para në lidhje me procesin e akreditimit për gjashtë universitete shqiptare. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se procesi po ecën me hapa të ngadaltë por të sigurtë.

Procesi i akreditimit po ndiqet nga një agjenci britanike dhe katër universitete publike dhe dy jopublike janë të parat që po kalojnë përmes këtij procesi.

Sipas ministres Nikolla, ky proces po realizohet sipas të gjitha afateve dhe kritereve të përcaktuara nga shteti dhe agjencia britanike e akreditimit, në mënyrë që të kemi institucione të arsimit të larta sipas standardeve të kërkuara.

“Nuk bëhet rokopujë dhe me atë nxitjen që ka çuar në të shkuarën në akreditime programesh që nuk plotësojnë kushtet ligjore, jo më kushtet cilësore. Në momentin që flasim jemi korrekt gjithë kalendarit të publikuar nga Agjencia britanike që ka të bëjë me rishikimin e gjithë legjislacionit shqiptar, rishikimin e situatave të vlerësimit të brendshëm në institucionet e arsimit të lartë, me proçesin e trajnimit të ekspertëve”, – tha ministrja.

Universitetet e para që po kalojnë procesin e vlerësimit dhe akreditimit janë:

Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti Bujqësor i Kamzës

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Si dhe dy universitete jopublike.

Pin It