Kujdes, Mos e ringrohni orizin shumë herë, helmoheni!

Orizi është një prej ushqimeve më të konsumuara në të gjithë botën. Pavarësisht kulturave, traditave e shijeve të ndryshme, kur bëhet fjalë për orizin, ai gjen gjithnjë vend në tryezat tona.. Ngrohja e orizit të mbetur është një nga ushqimet më të shijshme, por kjo mund të sjellë shumë probleme për ju.

Kjo sepse orizi i ngrohur pas përdorimit të parë, mund t’ju helmojë.

Orizi i pagatuar përmban spore (qeliza që janë të afta për t’u riprodhuar shpejt)  dhe një bakter që mund të shkaktojë helmim e që mund të mbijetojë vetëm kur orizi gatuhet.

Nëse, e lini orizin të qëndrojë në temperaturë të dhomës pasi e keni gatuar ate, këto spore mund të shndërrohen në bakterie, të cilat prodhojnë toksina që mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Prandaj nëse dëshironi të konsumoni orizin e mbetur, ruajeni atë në frigorifer dhe asnjëherë mos e ngrohni atë më shumë se një herë, asnjëherë.

 

Pin It