Njihni katër bimët që ju përmirësojnë gjumin

Gjumi i çrregullt është një nga shqetësimet që hasin një pjesë e njerëzve. Megjithatë, edhe për këtë ka një rrugë përmirësimi. Sipas një studimi janë këto katër bimë që ndikojnë në përmirësimin e gjumit.

Lulja kacavjerrëse angleze


Efikasiteti i saj për pastrimin e ajrit është i matur në 94%.

Aloe Vera


Është bimë e pavdekësisë. Ajo ka përfitime të mëdha dhe një prej tyre është aftësia e kësaj bime për të  përmirësuar ajrin.

Jasemini


Era e kësaj bime jep një efekt qetësues. Megjithatë, disa njerëz nuk mund të qëndrojnë gjatë në një dhomë me një lule jasemini ndaj nëse nuk e duroni dot aromën e saj, mos e mbani në dhomën e gjumit.

Livanda


Livanda ju ndihmon për të reduktuar ankthin dhe stresin dhe përmirëson gjumin tuaj.
Disa nëna e përdorin në dhomën e foshnjës. Është vërtetuar se kjo bimë qetëson foshnjat kur qajnë.

Pin It