Pini vetëm uje në vend të pijeve të tjera, i bëni nder shëndetit tuaj

Chris Bailey, bloger i njohur dhe lektor, ka kryer disa hulumtime ku përmes tyre tregon për ndryshimet që trupi juaj do t’i pësonte nëse i zëvendësojmë të gjitha pijet me ujë.

Do të humbni peshë më shpejt
Duke konsumuar vetëm ujë për nëntë ditë, ju  humbni të njëjtën sasi të kalorive sikurse të keni vrapuar 8 kilometra në ditë.

E shpejtoni metabolizmin dhe  rritni nivelet e energjisë
Vetëm dy gota ujë në mëngjes mjaftojnë për t’jua shpejtuar metabolizmin për 24 për qind.

Truri funksionon më mirë kur konsumoni ujë
Duhet të keni parasysh se truri është 75 – 85 për qind ujë, prandaj duke konsumuar ujë, ju e ushqeni atë dhe kjo ju ndihmon të përqendroheni më mirë.

Do të hani më pak
Uji e zvogëlon oreksin dhe kjo rrjedhimisht ndikon të humbni peshë.

Trupi i largon më shpejt toksinat e ndryshme
Uji i largon nga trupi të gjitha substancat e dëmshme, parandalon plakjen e parakohshme apo rrudhosjen e lëkurës.

 Uji  zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve
Disa nga këto sëmundje janë edhe shtypja e lartë e gjakut.

Zemra funksionon më mirë!
Pesë gota ujë në ditë e zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër deri në 41 për qind.

Lëkura bëhet më e butë dhe më e pastër
Uji e pastron dhe e ushqen e lëkurën, gjë që rrjedhimisht ju jep  lëkurë më të butë dhe më të pastër.

Pin It