Arabia Saudite plane për ndërtimin e një qyteti zbavitës

Arabia Saudite ka shpalosur plane për të ndërtuar një qytet zbavitës buzë Riadit, i cili do të jetë 50 herë i madhësisë së Gjibraltarit.

Atraksioni 334 kilometra katror – pothuajse i të njëjtës madhësi si Las Vegas – do të ofrojë aktivitete kulturore, sportive dhe zbavitëse – përfshirë edhe një park “Safari: dhe një “Six Flags”.

Sipas zyrtarëve sauditë ky qytet do të jetë i parë i këtij lloji. Ndërtimi do të fillojë vitin që vjen dhe faza e parë do të mbarojë deri në vitin 2022.

Pin It