Mashambas, ferma vertikale që mund të ushqejë një qytet të tërë

Si çdo vit revista e dizajnit eVolo mban një garë për qiellgërvishtësin më të mirë në botë.

Këtë vit vendin e parë e ka zënë qiellgërvishtësi Mashambas. Bëhet fjalë për një fermë vertikale që mund të ushqejë një qytet të tërë të Saharasë në Afrikë.

I dizajnuar nga arkitektët polak Pawel Lipinski dhe Mareusz Frankowski, ky qiellgërvishtës mund të çmontohet dhe të lëvizet në vende të ndryshme.

Buisness Insider raporton se në katet e ndërtesës ka kopshte fëmijësh, një zyrë mjekësore madje edhe një portë për dronë, i cili do t’i dërgonte ushqimet në zona të vështira, ndërsa në katet e sipërme mund të vendosen plehrat dhe farërat.

Katet e poshtme do të shërbejnë si dyqan, ku fermerët mund të shesin të mbjellat e tyre.

“Qëllimi  kryesor i projektit është që të sjellim revolucion të gjelbër te njerëzit më të varfër”, kanë shkruar Lipinski dhe Frankowski. Qëllimi i kullës është rritja e mundësive bujqësore dhe luftimi i urisë në vendet e varfra të Afrikës.

Pin It