Kujdes, nesër do të mbyllet tuneli i Krrabës për 2 orë

Images

Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon drejtuesit e mjeteve, që ditën e martë datë 5 prill 2016 , tuneli i Krrabës, rruga Tiranë-Elbasan do të qëndrojë i mbyllur për 2 orë. Orari i mbylljes do të jetë nga ora 19.30 deri në 21.30 të mbrëmjes.

Arsyeja e mbylljes për 2 orë, është në kuadër të projektit ECOROADS (Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation), ku ekspertë të SEETO-s (South East Europe Transport Observatory), do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë. ARRSH, u bën  thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve se kalimi do të kryet nga aksi i vjetër rrugor Tiranë-Elbasan.

 

Pin It