Nis riatdhesimi i emigrantëve në Turqi

emigrantet-ne-greqi-1-830x566

Ka nisur sot në mëngjes riatdhesimi në Turqi i emigrantëve të parë të mbërritur në javët e fundit në ishujt Lesbo në Greqi. Siç ishte parashikuar nga marrëveshjet e arritura mes Ankarasë dhe Bashkimit Europian, 202 refugjatët e parë janë shoqëruar nga policia greke me anije të nisura direjt në brigjet turke. Ndërkohë, pranë ishullit Kios, janë regjistruar përleshje me emigrantët që janë kundër riatdhesimit.

Në bazë të marrëveshjes, emigrantët që mbërrijnë në mënyrë ilegale në Greqi pritet të kthehen mbrapsht në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil, ose nëse apeli i tyre refuzohet.

Për çdo emigrant sirian që kthehet në Turqi, BE duhet të pranojë një tjetër sirian që ka bërë kërkesë legjitime për azil. Në kuadër të marrëveshjes, Turqia ka përfituar konçesione financiare dhe politike.

Pin It