Kujdesi për dhëmbët

dental-care-zonedental.com-HD-13Ushqimi i përtypur mirë në gojë është gjysma e procesit të tretjes. E kjo nuk mund të arrihet pa patur dhëmbë të shëndoshë. Kujdesi për dhëmbët duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës dhe kjo arrihet nëse e bëjmë edukatë që në fillim të jetës së fëmijës.

Ruajtja e dhëmbëve të shëndoshë arrihet jo vetëm nëpërmjet pastrimit të gojës, por edhe nëpërmjet kontrollit sistematik të tyre te mjeku, përdorimit të tabletave dhe pastave me përmbajtje flori, kalciumi, vitamina A, C dhe D. Vonesa në mjekimin e dhëmbëve të dëmtuar, të çon në heqjen e tyre. Dhëmbët artificialë e protezat, kurrsesi nuk mund të jenë si dhëmbët natyralë.

 

Pin It