Qepujkat “e vogla”, por me vlera të mëdha

Të gjithë i njohim qepujkat. Ndoshta për secilin prej nesh deri më sot ato nuk përbëjnë asnjë ndryshim nga si simotrat e  tyre; qepët dhe hudhrat. Mirëpo  kërkimet e fundit  kanë dalë në përfundimin se ato janë shumë të vlefshme për të ulur inflamacionin, zbutur dhimbjet muskulare, ulur ënjtjet, etj.

Ato shërbejnë edhe për të detoksifikuar trupin dhe ulur shanset e prekjes nga alergjitë ndaj ushqimit. Qepujkat përdoren gjithashtu për të shëruar fytin e acaruar, fryrjet, infeksionet, etj.

Ndonëse të vogla, qepujkat kanë më shumë flavonoidë dhe antioksidantë se çdo anëtar tjetër i familjes së qepëve. Këto veti, i bëjnë qepujkat si ushqimin më të mirë anti-inflamator për të zvogëluar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe për të luftuar një sërë sëmundjesh kronike.

Njësoj si hudhra dhe qepa, qepujkat kanë dy armë të forta kundër sëmundjeve, përbërës fantastikë të sulfurit siç është sulfokside dhe flavonoidë të fuqishëm si kuercetina. Këta të fundit ndërveprojnë me enzimat e tretjes dhe shpërbëjnë natyralisht çdo ushqim që ne konsumojmë.

Për shkak të sasisë së lartë të sulfoksideve, vaji i qepujkave (por edhe i qepëve të tjera) konsiderohet si antidiabetik dhe antibiotik.

Kjo do të thotë që qepujkat ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalojnë rezistencën ndaj insulinës. Po ashtu luftojnë infeksionet bakteriale dhe virale, ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në mënyrë të natyrshme dhe parandalojnë trombozën.

Qepujkat bashkë me qepët dhe simotrat e tyre kanë aftësi të ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene madje dhe t’i shkatërrojnë ato, sidomos në rastet e kancerit të gjirit, stomakut dhe të zorrës së trashë.

Qepujkat mund të ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit duke përmirësuar kështu qarkullimin e gjakut dhe zgjeruar enët e gjakut.

Qepujkat janë një burim i pasur kaliumi që luan një rol thelbësor në funksionimin e nervave dhe muskujve, përfshirë edhe një prej muskujve më të rëndësishëm, zemrën. Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium siguron një metabolizëm të shëndetshëm dhe një zemër të fortë.

Disa studime kanë treguar që përbërësit e qepujkave ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të yndyrnave në trup.

Studimet kanë treguar që konsumimi i qepujkave luan një rol pozitiv për elasticitetin e kockave. Gratë në moshë që konsumojnë shumë qepujka arrijnë të zvogëlojnë shanset për fraktura të kockave me 20 përqind.

Siç e thamë më lart, qepujkat janë anti-diabetikë natyralë. Sipas studiuesve, nëse njerëzit konsumojnë sasi të mëdha qepujkash ulin nivelin e sheqerit në gjak. Po ashtu bllokojnë çlirimin e insulinës në mëlçi.

Burimi: Agroweb

Pin It