Kur tre mollë bëjnë katër…

Mësuesja e pyeti nxënësin e klasës se parë: Nese të jap një mollë dhe një mollë dhe një mollë, sa mollë do të kesh ti? Nxënësi u përgjigj me vëndosmëri: do kem 4 mollë mësuese.

Mësuesja e përseriti edhe një herë pyetjen, duke menduar se nxënësi nuk e ka dëgjuar mirë.Nxënësi u mendua pakëz, pastaj numëroi më gishtat e tij të vegjël duke menduar përgjigjen tjetër, mirëpo ai prap u përgjigj njësoj: Katër

Mësuesja u mërzit, po nuk u dorëzua ndaj e pyeti për portokallet.

Nëse unë të jap një portokall dhe një portokall dhe një portokaaall, sa portokallë do të kesh?

Nxënësi përgjigjët me shpejtësi: do ti kem Tre portokalla mësuese.

Pastaj mësuesja u kthye tek pyetja e parë, duke e pyetur për mollat, ai përseri u përgjigj se unë do të kem katër molla.

Këtë herë mësuesja e humbi durimin dhe i bërtiti: Ku është dallimi, përse më thua katër mollë? Atëherë nxënësi përgjigjet me zë të frikësuar dhe me lot në sy: sepse unë e kam edhe një mollë në çantën time mesuese…

Urtësia:

Mos u ngutni të jepni vlerësim përpara se të merrni arsyet e përgjigjes. Ndoshta tjetri i sheh gjërat nga një kënd që ti nuk e ke menduar.

 

Pin It