Në një fshat jetonte një njeri i varfër. Të vetmet të ardhura i vinin nga kajmaku që përgatiste gruaja e tij. Një mëngjes, fshatari mori kajmakun prej një kilogrami dhe e çoi në treg për ta shitur.
Një ditë, shitësi dyshoi në peshën e kajmakut. Mori kajmakun, e vuri mbi peshore dhe pa se pesha e tij ishte vetëm 900 gram. Aq shumë u zemëruar sa që mezi priste ta takonte fshatarin e varfër.
Kur fshatari arriti, i tha atij:
– “Unë nga ti e marr kajmakun duke besuar se ai peshon një kilogram, por kur e mata ai ishte vetëm 900 gram. Njëqind gram më pak se ajo që unë paguaj.”
Fshatari i turpëruar uli kokën dhe tha:
“Zotëri i nderuar, unë në shtëpinë time nuk kam peshore, por nga ti kam blerë një kilogram sheqer, prandaj me masën e sheqerit unë mas kajmakun që ta shes.”