Kurdisja e Sahatit – Saimir Lleshi

Sikur futbollit të mos i kushtohej kaq rëndësi kohëve tona, mbase historia do të kishte një tjetër kuptimësi! Njeriu modern, i paplotësuar dhe që kërkon një lloj vetëpërmbushje me të tilla metoda të “arrira” sipas perceptimit të tij, përdor të tilla “arratisjeje” për të humbur rëndesën e kohës.

Në këtë sfidë të vazhdueshme midis të bërit diçkaje pa rëndësi dhe të mos bërit asgjë, janë edhe besimtarët. A kanë ata një busull të orientuar qartë? Sigurisht që po, por pyetja që shtrohet është: a kanë luhatshmëri në atë drejtim?

Epoka jonë e butonave dhe e fjalëkalimeve që zhysin në vetvete edhe humbjen e kohës, ka sjellë kësisoj edhe një lloj pengese drejt amshueshmërisë së minutave të përditshme që rrjedhin ndër deje…

 

 

 

 

 

 

Pin It