Kuriozitet/ Avionët janë të bardhë për arsye të rëndësishme

avion

Gjithnjë ka një shpjegin llogjik për gjerat që mbase na duken fare te zakonshme e normale. Si ngjyrë për të lyer aeroplanët është zgjedhur e bardha sepse  kjo ngjyrë nuk fshihet. Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën. Ngjyra e bardhë ka përparësi termike. Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi, transmeton 21media. Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë. Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit. Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.

Pin It