Kursimi i energjisë, shpiken tullat që mbajnë ngrohtë shtëpinë

 

TULLA-3 TULLA-2

Të modifikosh dhe të rishpikësh strukturën e tullave të kuqe klasike në mënyrë që ti kthesh në klimatizues perfektë.

Kjo është ideja e dy arkitektëve kolumbianë, Miguel Ninjo dhe Johana Navarro që ka bërë të mundur krijimin mureve të afta që ta ngrohin shtëpinë në mënyrë natyrale.

I gjithë sekreti është në formën e brendshme të tullës që duhet të jetë gjysmë bosh. Kjo favorizon ventilimin dhe izolimin termik dhe i gjithë procesi është ekologjik. Për më tepër që tullat e reja ulin sasinë e përdorimit të materialeve shtesë të ndërtimit dhe ndotjen e mundshme.

Për të krijuar formën e re, arkitektët kanë bashkuar formën klasike drejtkëndore me një trekëndësh të shpuar. Kjo bën mundur krijimin e një muri të sheshtë, sipërfaqja e të cilit ngrohet më shpejt.

Forma trekëndore ndihmon që temperatura të mbahet konstante.

Pin It