Lakra, ‘luftuesja’ e shëndetit të keq

 

different-types-of-cabbages-health-benefits-cabbage-780x439

Lakra përmban elemente shumë të mira dhe na sjell përfitime të ndryshme në organizëm.Ekzistojnë disa lloje të saj të cilat mbartin veti të shumta.

Lakra konsiderohet si ushqimi kryesor në profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Një revistë mjekësore prestigjioze amerikane ka publikuar studime të shumta, sipas të cilave ata që përdorin vazhdimisht lakrën kufizojnë mjaft rrezikun e tumorit në shtyllën kurrizore.

Gjithashtu lakra mund të luftojë e disa sëmundje të vogla si dhe përmirëson shëndetin në disa drejtime. Më poshtë do të lexoni disa nga ndikimet e saj.

Ul nivelin e kolesterolit

Lakra është e mirë për të ulur nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Në vend të ilacëve, lakra është një zëvëndësuese e mirë natyrale e cila sjell vetëm efekte positive.

Forcon sistemin imunitar

Vitamina C që është në lakër, ndihmon që trupi jonë të luftojë kundër kancerit dhe redukton disa nga simptomat e sëmundjes Alzheimer. Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili njihet në rritjen e sistemit imun të trupit duke luftuar me infeksione mikrobike.

Antibiotik i ftohtjes

Është një antibiotik i vërtetë gjatë formave gripale e të ftohjes. Këshillohet tek personat që vuajnë nga gastriti dhe ulçera gastroduedenale.

Ndihmon në qarkullimin e gjakut

Është mbrojtëse e vërtetë e sistemit të qarkullimit të gjakut, e bën gjakun të rrjedhë më lirshëm dhe përbën një profilaksi të mirë ndaj infarktit kardiak dhe cerebral.

Përmirëson shëndetin e syve

Lakra është shumë e pasur me beta-karotene, që i mban sytë e mprehtë dhe në formë shumë të mirë. Lakra përdoret në pije të ndryshme që ndihmojnë me glaukomë dhe çrregullime nervore.

Ndihmon në humbjen e peshës

Për ata që kërkojnë të humbin peshë lakra është një nga celësat kryesor. Lakra nuk ka shumë kalori ndërsa në vend të tyre ka elemente tjera të shëndetshme. Nëse lakra shtohet në një dietë me ushqime të tjera ka më shumë sukses.

 

Pin It