LIBRI DHE KULTURA – Kolana “LEXO”, me Genti Kruja

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-dhe-kultura-kolana-lexo-me-genti-kruja

Këtë javë në emisionin “Libri dhe kultura” folëm për librat e botuar në kolanën “lexo” . Drejtori i Kulturës në Komunitetin Musliman, Genti Kruja na solli një histori të botimeve të hershme të revistës “Zani i Naltë” dhe “Drita Islame”. Për më tepër patëm mundësi të flisnim për librat “E lemja e të madhit pejgamber dhe jeta e tij”, “Tre elementët e strukturës së fesë islame”, “A duhet feja, a e pengon ajo bashkimin kombëtar”.

Në pjesën e parë folëm për ribotimin e revistes “Zani i Naltë” dhe botimet periodike në revistën ” Drita Islame”. Revistat i shkojnë lexuesit në mbarë territorin e vendit e për më tepër mund të abonohemi në këto revista.

“A duhet feja, a e pengon ajo bashkimin kombëtar”, nga Hafiz Ali Kraja.

Në këtë libër trajtohen tema të ndryshme, kryesisht tema socoilogjike-fetare, problemet me krizën e besimit në vitet 20-30, por që ende sot ndihen. Në thelb trajtohet sesi dëshira për t’u intergruar nganjëhere harron dhe historinë , pra nga vjen, thelbin tënd.

“E lemja e të madhit pejgamber dhe jeta e tij” nga H. Ibrahim Dalliut, është një ribotim, botimi i parë është në vitin 1934. Nga vetë titulli i kushtohet profetit Muhamed, jetës së tij, vjen pikërisht në muajin e lindjes së profetit.

“Tre elementët e strukturës së fesë islame” nga Xhemal Balla është nje lloj ilmihali klasik që përmban udhëzime kryesore për fenë islame. Si duhet të besojmë e të jemi besnik të besimit të drejtë. Për më tepër ndiqeni të plotë intervistën

Pin It