Lu, gjyqtarëve: Jeni të korruptuar

Ambasadori amerikan Donald Lu, i pranishëm në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, iu drejtua gjyqtarëve shqiptarë duke thënë: “Nëse keni në dorë një orë më të shtrenjtë se makina që përdor unë, ka shumë mundësi që të jeni të korruptuar”.

“Në Shqipëri ka gjyqtarë të korruptuar dhe gjyqtarë të ndershëm. I them të korruptuarve se nëse keni marrë para’ në shkëmbim të një vendimi gjykate, qoftë edhe një herë, jeni të korruptuar. Nëse ulni kokën dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime, jeni të korruptuar. Nëse është ky rasti, iu rekomandoj që ta lini këtë profesion menjëherë”, theksoi Lu.

“Të ndershmëve u them që të kenë besim pasi ndryshimi po vjen. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe përvojës. Të ndershmit e dinë se ndryshimi i sistemit të drejtësisë nuk do të jetë i lehtë, duhen reforma të mëdha e të menduara”, shtoi ambasadori amerikan. (tch)

 

Pin It