Google i jep fund politikës “First Click Free”, që të jepte mundësinë të lexoje tre lajme falas para se të paguaje, duke inauguruar kështu “Flexible Sampling”.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania, duke theksuar se në bazë të kësaj rregullore të re do të jenë redaktorët që do të vendosin në mënyrë autonome sa sasi duan të japin falas në dispozicion të lexuesve para se të aktivizojnë “Paywall”.
Vendimi për të kaluar në “provën fleksibile” vjen pas një periudhe kërkimi dhe eksperimentimi me New York Times dhe Financial Times. Pikërisht nga këto dy të përditshme vijnë komentet e para pozitive.
“Jemi dhe të inkurajuar nga dëshira e Google për të pasur parasysh mënyra të tjera për të mbështetur modele biznesni në abonim dhe jemi të lumtur të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ta për të ndërtuar zgjidhje inteligjente për problemin”, thotë Kinsey Wilson, këshilltar i Mark Thompson, kreut të New York Times.