Lumi i Shalës, aty ku të mbeten sytë!

Lumi i Shalës është një destinacion turistik që përshkruhet nga vizitorët që e kanë parë nga afër si perla e bukurive të Komanit.

Ngjyra e ujit është karakteristikë e këtij lumi dhe shkëmbinjtë e thepisur duket sikur prekin qiellin.

Ai buron rrëzë Alpeve Shqiptare dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në  Liqenin e Komanit ku derdhet.

Lumi  është i pasur me një shumëllojshmëri faune ujore, por më e përhapur është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla lumore. Ky lumë, vitet e fundit është bërë një destinacion turistik si për të huajt, ashtu dhe për vendasit, nga ku vizitorët e shumtë e përshkruajnë si perlën e bukurive të Komanit e të Shqipërisë. Çdo javë nisen drejt këtyre burimeve ujore me bukuri të rrallë agjenci të shumta të shërbimit turistik. Lumi i Shalës është një dashuri me shikim të parë. /ATA/

 

Pin It