Lumi në Spanjë që papritmas buron në mes të pyllit (FOTO)

Në pyllin Campanet, në Spanjë, gjendet një mrekulli unike hidrologjike që ndodh pas shirave të rrëmbyeshme.

Bëhet fjalë për një gejzir të rrafshët që shfaqet herë pas here dhe duket sikur një lumë i zakonshëm për t’u zhdukur më pastaj pa gjurmë.
Për ata që nuk i njohin regjionet e ujërave nëntokësore ky fenomen mund të duket si një gejzir i zakonshëm.

Ky lumë i vogël i përkohshëm është një lloj i burimit nga një lumë i afërt.

Pas shirave të rrëmbyeshme, lumi del nga shtrati dhe mbush tokën me ujë që më pastaj del në sipërfaqe dhe shndërrohet në fenomenin e njohur me emrin “Ses Fonts Ufanes”.

Pin It