Lumturohen 38 martirë te Kishes katolike

2-59-283x200

Sot është dita e Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, burgosur, torturuar dhe ekzekutuar nga regjimi komunist mes viteve 1944 dhe 1969.

Ky është nderimi më i madh që i bëhet një kleriku katolik nga Vatikani. Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjiku celebrua në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, kurse ceremonia nisi në orën 10.00. Ky celebrim u udhëhoq nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.

Devotshmëria e tyre ndaj fesë dhe besnikëria ndaj Vatikanit shihej si një rrezik për regjimin. Në vitin 2010 kisha shqiptare i dorëzoi Vatikanit një listë me emrat e 40 martirëve të cilët kishin vdekur si pasojë e urrejtjes ndaj fesë. Dy nga emrat në listë u hoqën në një proces të vecantë pasi kishin drruar jetë para epokës komuniste.

Në muajin prill të ketij viti Papa Francesku firmosi dekretin për Lumturimin e martirëve shqiptarë, duke i vendosur ato përkrah figurave më të rëndësishme të katolicizmit në botë.  Ceremonia e shenjtë u zhvillua në sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit dhe u udhëhoq nga kardinali për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato. Kjo ngjarje historike mblodhi në qytetin e Shkodrës autoritete të larta të Vatikanit, mes të cilëve dhe 5 Kardinalë, autoritete shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend. Mesha solemne u ndoq nga mbi 10 mijë pelegrinë.

 

Pin It