Test: Në cilën kuti ndodhet makina?

makine

Tek të tria kutitë është shkruar një pohim lidhur me vendndodhjen e makinës, por vetëm njëri prej tyre është i vërtetë.

Kutia 1: Makina është këtu.

Kutia 2: Makina nuk është këtu.

Kutia 3: Makina nuk është tek kutia e parë.

Këto 3 pohime janë të mjaftueshme për të gjetur përgjigjen e saktë, edhe pse shumë njerëz të cilët janë përpjekur ta zgjidhin kanë dhënë përgjigjen e gabuar.

Në cilën kuti mendoni ju është makina?

Për të gjetur përgjigjen duhet të përdorni metodën e eliminimit. Vetëm njëri nga pohimet është i vërtetë.

Nëse makina do të ishte tek kutia e parë, do të thotë se pohimet tek kutia e parë dhe e tretë të jenë të sakta, prandaj makina nuk është tek kutia e parë.

Nëse makina do të ishte tek kutia e tretë, atëherë dy pohimet tek kutia e dytë dhe e tretë do të ishin të sakta, prandaj përgjigja nuk mund të jetë kutia e tretë.

Kështu makina është tek kutia e dytë dhe vetëm pohimi i tretë është i saktë.

kutia-2

Pin It