Vendet më paqësore në botë. Ja cilat janë ato

46c1566d0ca5814b4e821ef87dd3bc52-1

Institutit për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjetor për vendet më paqësore në botë, ku theksohet fakti i përparimit dhe i rritjes së qetësisë në Kosovë dhe Vietnam, pavarësisht konflikteve që kanë kaluar këto shtete.

Mes 11 vendeve që presupozohen të kenë nivele “tepër të larta” të paqes, 8 prej tyre gjenden në Evropë, ndërsa Japonia (e nënta në renditje), Kanadaja (e teta) dhe Zelanda e Re (e katërta), janë ata që shtohen nga mbarë bota.

Po vendet më të fuqishme të botës?

Britania e Madhe ndodhet vetëm në vendin e 47, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të 103-tët në botë. Ky fakt theksohet në këtë raport, ku thuhet se siguria në SHBA është më e ulët se në vende si Botsvana, Kuvajti, Maroku, Kazakistani, Vietnami, Angola dhe Burkina Faso.

Pin It