Lëvizjet e përsëritshme fizike gjatë një rituali fetar islam mund të reduktojnë dhimbjet e shpinës nëse bëhen siç duhen, thuhet sipas një hulumtimi të ri.
Studimi gjeti se lutjet islame jo vetëm që eliminojnë akthin fizik, por se mund të jenë efektive edhe për gjunjë si një trajtim klinik.
Rreth 1.6 miliardë myslimanë në gjithë botën përkulen, ulen në gjunjë dhe vendosin ballin e tyre në tokë në drejtim të Mekës deri në pesë herë në ditë.
“Lëvizjet janë të ngjashme me ato të jogës ose terapive fizike dhe ushtrimeve që përdoren për të trajtuar dhimbjet e shpinës”, tha bashkë-autori Muhamed Khasavneh, shkruan Independent.
Studimi u publikua në “International Journal of Industrial and Systems Engineering”. Hulumtimi përdori module njerëzore të gjeneruara nga kompjuteri – të grave dhe burrave indian, aziatik dhe amerikan për të parë efektin e lutjeve në dhimbjet e shpinës.