Lule Mimoza mund të kurojë disa sëmundje

Mimoza nuk është vetëm lulja e parë e pranverës. Ajo mund të përdoret si bimë mjekësore për të kuruar një sërë sëmundjesh të ndryshme.

Të gjitha pjesët e një luleje mimoza mund të përdoren për trajtime të ndryshme mjekësore duke filluar nga rrënjët, kërcelli e deri tek topthat e vegjël të verdhë të lules. Kjo bimë ka veti shumë të mira anti-inflamatore, por në disa raste edhe antibakteriale.

Lulja Mimoza mund të trajtojë inlamacionet, plagët, gjakderdhjet, diabetin, dhimbjet e veshkave dhe astmën. Po ashtu, kjo lule mund të trajtojë ndjeshmërinë e lëkurës dhe sëmundje të tjera, si presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë, ethet, etj.

Mimoza është përdorur si bimë medicinale kohë më parë në Azinë Juglindore, në Kinë, si dhe në disa vende të Lindjes.

Ndërsa në Kinë mimoza njihet si lulja që sjell lumturinë kolektive, sepse është lulja e parë që çel dhe për shkak të aromës saj të fortë dhe karakteristike.

Mimoza rritet në pemë dhe është si pemë mëndafshi persike.

 

Pin It