Mahnit Saharaja, bie borë për të dytën herë brenda vitit

Banorët kanë mbetur të befasuar, kur panë dunat e shkretëtirës së Saharës që ishin mbuluar nga bora, për herë të dytë gjatë këtij viti.

Pas një periudhe 37 vjeçare pa borë që përfundoi në dhjetor të vitit 2016, qyteti Ain Sefra i Algjerisë po përjeton për të katërtën herë borën në pjesën veri-përendimore të tij.

Nga imazhet e ardhura shihet se banorët ishin të mahnitur nga kjo që ndodhi, si dhe kodrat e mbuluara me borë, atyre u jepnin përshtypjen si Alpet e Evropës të zbardhura nga rënia e borës.

 

 

Pin It