MASH publikon programet e orientimit për maturantët

maturantet-provim-1

Ministria e Arsimit ka publikuar dje programet orientuese për të gjithë maturantët të cilët do i nënshtrohen provimeve me zgjedhje dhe atyre me detyrim.

Do të jenë 9 grupe të lëndëve të cilat në vetvete do të kenë të tjera lëndë, ku maturantët mund të marrin informacionin e duhur në lidhje me pyetjet që do të përmbajnë testet e provimit.

Dokumenti i publikuar nga Ministria e Arsimit parashikon që do të jenë nëntë grupime të programeve orientuese për të gjithë maturantët të cilët do të përfundojnë ciklin e lartë të arsimit parauniversitar. Kështu, në listë janë gjeografia, gjuhë shqipe, gjuhet e huaja, histori, histori arti­ muzikë­baleti, matematikë, shkenca natyrore, shkenca shoqërore dhe teknologji.

Pin It