Takimi i G20-ës, largimi i Britanisë do të sillte tronditje globale

fvd

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, do të sillte një tronditje të madhe për ekonominë globale. Kështu kanë deklaruar ministrat e Financave në fund të takimit dy ditor të G­20­-ës në Kinë. Përgjegjësi i financave angleze George Osborne tha për BBC se çështja e referendumit ishte tmerrësisht serioze. Ndërsa për kreun e UKIP-it Nigel Farage, deklarata e ministrave të financave nuk ishte surprizë. “Unë nuk habitem që qeveritë e mëdha bëhen bashkë për të ndihmuar David Cameron”, tha ai duke shtuar”Janë bankat e mëdha në lojë, bizneset e mëdha, shtetet e fuqishme që i mbrojnë shpatullat njëri ­tjetrit, por kjo nuk i bën përshtypje votuesve”. Vetë Cameron ka mbërritur në Irlandën e Veriut si pjesë e turit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim bindjen e zgjedhësve se qëndrimi në një Bashkim Europian të reformuar është më së pari në interesin e tyre.

Pin It