G20 në Kinë, vendet angazhohen për Marrëveshjen për Klimën

57cbf2e961a97

Zbutja e ndryshimeve klimatike në botë është bërë pjesë e diskutimeve të samitit të G20-ës në Kinë. Vendet anëtare të G20 pritet të miratojnë një plan veprimi universal për të marrë masat për zvogëlimin e dëmeve klimatike nga ndotja.

Në komunikatën e këtij samiti thuhet se vendet anëtare janë të angazhuara për të përfunduar procedurat përkatëse, në mënyrë që t’i bashkohen Marrëveshjes së Parisit për këtë çështje.

Marrëveshja për Klimën u nënshkrua të shtunën edhe nga presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij kinez Xi Jinping, duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të vendeve që e kanë ratifikuar atë.

Marrëveshja duhet të miratohet nga 55 vende, për të hyrë më pas në fuqi. Ky numër përkon me të paktën 55% të emetimit global të gazrave që shkaktojnë efektin serrë.

Pin It