Mirëmbajtja e rrugëve, konkursi për tenderin më 16 shtator

5671185718_4f1020a1e7_z-640x340

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të përzgjedhë kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve në të gjithë vendin për pesë vitet e ardhshme. Kostoja e përgjithshme e mirëmbajtjes llogaritet në vlerën 128 milionë euro, ndërsa kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat në 16 shtator.

Konkurrimi do të realizohet sipas Udhëzimeve të Bankës Botërore dhe do të financohet në masën 65.9 mln euro nga kjo bankë, ndërsa pjesa tjetër e kostos do të mbulohet nga Qeveria shqiptare.

Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në 4 kontrata sipas katër rajoneve të ndryshme të vendit.

  1. Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës
  2. Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonët e Dibrës dhe Tiranës
  3. Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës
  4. Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës

Kontratat për mirëmbajtjen përmbajnë rehabilitimin e rrugëve dhe trotuareve; ndërtimin ose rikonstruksionin e sistemit të kullimit; riparimin e dëmeve nga erozioni, rrëshqitja dhe ndërtimin e strukturave mborjtëse e mureve etj. Gjithçka duhet të jetë në funksion të sigurisë rrugore.

Kontrata parashikon kryrjen e punimeve brenda vitit të parë të saj dhe mirëmbajtjen e tyre në vitet në vijim.

Pin It