Matilda Makoçi, aktorja rikthehet në skenën e një ekspozite ​

415-640x360

Aktorja e mirënjohur e viteve ’80-’90, Matilda Makoçi do të rikthehet në skenë, me një performancë shumë të veçantë në ekspozitën e artistes, Natasha Bega. ‘HARE+M’, e cila do të hapet të shtunën, me 22 tetor, në orën 18:00 në restorant ‘Pierino’ pranë Medresesë.
Artistja Bega, pohon se ‘HARE+M’ do të jetë një ngjarje e veçantë artistike dhe se Makoçi, me mjeshtërinë e saj aktoriale, do të ketë një rol vërtet pikant atë mbrëmje.

‘Hare+M’ është konceptuar si vijimi i një tjetër performance artistike të veçantë të Natasha Begës, realizuar në shkurt të këtij viti me titullin “Erosi i Ali Pashës”.

Në ekspozitë do të paraqiten për publikun 23 piktura në dizajn, do të ketë performanca të jogës, ndërsa aktorja Matilda Makoçi do të lexojë vargje nga poezitë e Natasha Begës.

Një detaj i veçantë do të jenë vetë pjesëmarrësit në këtë  mbrëmje, të cilët do të jenë  të veshur me fustane të stilizuar që shkojnë me skenografinë e krijuar enkas për këtë rast.

Pin It