Matura Shtetërore me protokoll sigurie/ 31 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj

Rreth 31 mijë maturantë çelin sot sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore.

Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me gjuhën shqipe, me matematikën më 15 qershor dhe më 18 qershor do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.

Për shkak të pandemisë dhe masave mbrojtëse, çdo shkollë do të jetë qendër provimi. Këtë vit dhe teza dhe kohëzgjatja e provimit janë të kushtëzuara nga situata e koronavirusit.

Provimi i gjuhës së huaj sot nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:00. Testi i gjuhës së huaj është i ndërtuar i gjithi me alternativa. Testi përmban 60 pyetje me secila nga 1 pikë. Të gjithë maturantët do të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe do të ruhet distanca.

Edhe korrigjimi do të jetë ndryshe, tërësisht elektronik dhe vetëm në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Fleta e përgjigjeve është më e rëndësishmja e këtij procesi, pasi të gjitha përgjigjet e testit do të lexohen dhe vlerësohen nga korrigjuesi elektronik. Specialistët këshillojnë maturantët të mos e dëmtojnë, pasi nuk dublohet dhe ta plotësojnë si duhet. z.tosku

ATA

Pin It