Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të koronavirusit.
Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën dhe të dielën.
Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën.
Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën.
Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.
“90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje”
Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me rastet e reja në një fabrikë ëmbëlsirash, si edhe me takimet familjare përgjatë festës së Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. 90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Felipce.
Infektimet vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullit për mënjanimin e grupimeve me njerëz. Por kjo valë për shkak të shtimit të testimeve do të vendoset shpejt nën kontroll, është shprehur Filipce.
Në Maqedoninë e Veriut deri të dielën kanë qenë të regjistruar 2915 vetë me virusin Sars-CoV-2. Deri më tani kanë humbur jetën 151 vetë.