Dy viktima të tjera në orët e fundit, 13 pacientë në gjendje të rëndë, 2 në intubim

Koronavirusi prej thuajse tre javësh po merr jetë përditë, duke e rënduar situatën si asnjëherë më parë.

Në 24 orët e fundit, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, me gjithë trajtimin intensiv në reanimacion.

Gjithashtu ka ndërruar jetë edhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.

Aktualisht vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, prej tyre 13 në gjendje më të rëndë.

Më konkretisht 11 pacientë ndodhen në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në raportin e orëve të fundit u konfirmuan 64 raste të reja, ndërsa në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 358; Durrës 198; Shkodër 155; Vlorë 100; Fier 47; Lezhë 39; Korçë 28; Kukës 18; Elbasan 13; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 1.

Pin It