Mavraj del në mbrojtje të tifozëve.

14.10.2014 Belgrade(Serbia) Serbia-Albania European Qualifiers - Mergim Mavraj (r) Albania during fight with Serbian fan(L) PUBLICATIONxNOTxINxSER 14 10 2014 Belgrade Serbia Serbia Albania European Qualifiers Mergim Mavraj r Albania during Fight with Serbian supporter l PUBLICATIONxNOTxINxSER

Mërgim mavraj del në mbrojtje të tifozëve Shqiptarë dhe kundër masave  të  marra për ndeshjen me Izraelin që kombëtarja Shqiptare zhvilloi në Elbasan. Në një status në rrjetin social Facebook ,Mavraj është shprehur kundër këtyre masave të cilat i kanë shkaktuar jo pak probleme tifozëve Shqiptare. Ai i quan marrëzi dhe poshtërsi  në dëm të së gjorës Shqipëri. Shqipatrët janë një popull mikpritës dhe nuk duhet të abuzohet me këtë vlerë të tyre shprehet Mavraj. Më poshtë statusi i plotë:

 “Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por, a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë? Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij populli! Ne kemi tradita dhe këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet t’i hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”! A kishte rrezik më të madh se ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën te tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshllëku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti. Futbolli duhet të japë mesazhe paqeje e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndiej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Të tjerët le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek shqiptarët!”

Pin It