Sot luhet klasikja Itali-Gjermani

italy-v-germany-cropped_v2gb2uy6t77y15bcq2yoavnyg

Pas arkivimit të ndeshjeve që kombëtaret e Italisë dhe Gjermanisë lozën në kuadër të eleminatoreve për botërorin Rusi 2018 sot do të kthehen në fushë në një ndeshje miqësore në stadiumin San Siro të Milanos. Ndeshja Itali-Gjermani është një klasike e futbollit botëror me një rivalitet të ashpër mes të dyja ekipeve. Ndeshja e parë historike mes tyre daton në vitin 1923, një ndeshje miqësore, dhe është fituar nga Italia me rezultatin 3-1. Ndeshja e parë zyrtare është lozur në botërorin e Kilit në vitin 1962 dhe ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Ndërkohë ndeshja më dramatike dhe që është cilësuar si “ndeshja e shekullit” është ajo e lozur në vitin 1970, në botërorin e meksikës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4 me 3 pas kohës shtesë ne favor të Italianëve pas një kohe shtesë dramatike ku u shënuan plot 5 gola.  Italia pritet ti kthehet formacionit me 3 mbrojtës pas eksperimentit me 4 mbrojtës në ndeshjen me Lihtenshtejnin. Në kampin Gjerman priten shumë ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit me San Marinon. Ndeshja luhet në orën 20:45 minuta dhe spektakli mes këtyre 2 skuadrave është gjithmonë i garantuar.

Pin It