MB hap ankandin për qiradhënien e tokave bujqësore në Përmet

view_of_land_1_0

Ministria e Bujqësisë vijon organizimin e ankandeve për dhënien me qira të tokave shtetëerore bujqësore me qëllim zhvillimin e bujqësisë. Këtë herë në konkurs për qiradhënie janë 90 hektarë tokë bujqësore në fshatin Piskovë të rrethit të Përmetit.

Vlera fillestare e qirasë së tokës në Përmet është 9,800 lekë për hektarë në vit. Ofertat me vlerë më të ulët do të skualifikohen nga konkursi.

Afati i fundit për dorëzimin e e ofertave është data 14 qershor 2016. Të interesuarit duhet të paraqesin ofertat e tyre pranë Ministrisë së Bujqësisë të shoqëruara me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose të noterizuara.

Që nga viti 2014 Ministria e Bujqësisë ka organizuar mbi 40 ankande për rreth 2000 hektarë tokë bujqësore në zonat më pjellore të vendit.

Pin It