Shtyhen afatet për pagesën e borxhit ndaj OSHEE

Albana-FERRAJ

Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE vendosi ditën e martë shtyrjen e afatit të pagesës së debive që kanë bizneset.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme bizneset debitore do të mund të paguajnë detyrimet e tyre ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sipas katër skemave në varësi të sasisë së borxhit.

Drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj, tha se këshilli vendosi të shtyjë afatin e pagesës në mënyrë që klientët të kenë mundësi të paguajnë prapambetjet dhe faturat mujore.

Katër skemat e reja janë:
Deri 100 mijë – 24 muaj

100,001- 500,000 – 84 muaj

500,001-1,000,000 – 120 muaj

Mbi 1 milion Lek – 144 muaj

Për klientët të cilët do të kenë një vijueshmëri pozitive do të ketë edhe skema motivuese për reduktimin e borxhit deri në 30%.

Pin It