Ja pse biznesmenët hasin vështirësi në çregjistrimin e biznesit

 

download (1)

Në sportelin e QRK-se kohët e fundit janë shtuar kërkesat për çregjistrimin e bizneseve, por personat e interesuar po shohin se të çregjistrohesh është më vështirë se të regjistrohesh.

QKR, në bazë të ligjit, ka sqaruar se detyrohet të refuzojë kërkesat për çregjistrimi pasi bizneset duhet që më parë të kenë shlyer të gjitha detyrimet tatimore. Por bizneset në sportelet e QKR, kryesisht persona fizikë pohojnë se duan të mbyllin aktivitetin për shkak se nuk kanë aftësi paguese të detyrimeve.

Për shoqëritë tregtare edhe kur janë borxhlije në tatime falimenti kalon me një proces të kërkuar në gjykatë nga tatimet ose nga vetë ndërmarrje në faliment, por personat fizik kjo procedurë është e pamundur për shkak të kostove dhe të procesit të gjatë. Por ndërkohë që bizneset e vogla nuk arrijnë çregjistrimin, borxhi tatimor i tyre vijon të rritet ndonëse ata nuk kanë aktivitet.

QKR-ja njofton se për personat fizikë, çregjistrimi në mënyrë vullnetare kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim. Ky aplikim mund të bëhet së bashku me njoftimin e pushimit të aktivitetit ekonomik ose në një moment të dytë. Por kjo vetëm në rast se llogaritë me tatimet dhe pushtetin lokal duhet janë të pastra. Kërkesat për çregjistrim janë shtuar ne muajt e fundit, teksa 91 mijë biznese, 50% e totalit të bizneseve, kanë kaluar ne regjistrin pasiv. Procedurat e komplikuara të çregjistrimit të biznesit janë ndër rekomandimet kryesore të Bankës Botërore për përmirësimin e klimës së biznesit.

Pin It