AKKP, Qato afati i kërkesave për njohje pronësie deri në 23 maj

qato

Me 23 maj mbyllet afati ligjor për depozitimin e kërkesave për njohje pronësie në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Drejtoresha e kësaj Agjencie, Sonila Qato, tha në një dalje për mediat se njoftimi është i vlefshëm për trashëgimtarët ligjorë të të shpronësuarve në vitet e para të regjimit.

Qato nënvizoi se strukturat e ATP do të jenë në dispozicion të qytetarëve për kërkesat e reja, ndërsa sqaroi edhe mbi dokumetacionin që duhet të paraqesin qyetarët për njohje pronësie.

Data 23 maj 2016  shënon mbylljen e afatit ligjor për depozitimin e kërkesave te reja për njohje pronësie nga çdo qytetar i interesuar pranë kësaj Agjencie. Vetëm dy dokumente nevojiten për te paraqitur kërkesën tuaj te re për njohje pronësie: Një dokument arkivor i njohur zyrtarisht dhe  një pozicionim hartografik i pronës qe pretendohet për njohje pronësie

Agjencia e re e Trajtimit te Pronës, do të bëj me pas çdo verifikim apo hetim administrativ për te vërtetuar besueshmërinë e kërkesës se paraqitur nga ana e çdo aplikuesi brenda këtij afati ligjor. Kush nuk ka pasur mundësi ne këta 23 vjet proces te paraqesë kërkesën  për njohje te pronësisë ka mundësi ta kryeje ketë aplikim pranë sporteleve dhe ne adrese postare te Agjencisë se Trajtimit te Pronave, me afat përfundimtar deri me date 23 maj 2016.

Pin It