Stinë e mbarë për KESH, 8.2 milionë euro ne tre javë

download

Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar pozitivisht bilancin e Korporatës Elektroenergjitike. Sipas të dhënave nga KESH gjatë periudhës 01-22 Maj 2016 janë arkëtuar 8.2 milionë euro nga shitja e energjisë. Për shkak të prurjeve në rritje KESH po trajton ato nëpërmjet ngarkimit maksimal të mundshëm të agregatëve disponibël në HEC-et e Kaskadës së Drinit, duke rritur prodhimin ditor të energjisë në rreth 20 mijë megavat orë.
Që prej dates 1 maj, KESH po mbulon gjithë kërkesën e vendit për energji elektrike, përfshi humbjet e OSHEE-së në rrjetin e shpërndarjes që vlerësohen rreth 84 mijë megavat orë apo e shprehur në vlerë 2.2 milion euro. Ndërkohë sasinë shtesë të energjisë së prodhuar gjatë periudhës 01-22 maj 2016 KESH e ka shitur në tregun e parregulluar. Sasia totale e energjisë së shitur në këtë treg është 227 mijë megavat orë, me një vlerë monetare prej 6 milion Euro. Aktualisht, KESH ka hapur një tjetër procedurë shitje energjie për periudhën 18-22 maj ku ka bërë ftesë për shitjen e rreth 24 mijë megavat orë. Gjatë kësaj periudhe prodhimi ditor i energjisë pritet të rritet në rreth 24 mijë megavat orë.
Deri tani në total përmes shfrytëzimit optimal të prurjeve Korporata Elektrenergjitike Shqiptare ka arritur të sigurojë një përfitim financiar prej 8.2 milionë euro në 22 ditët e para të muajit maj. Aktualisht rezerva energjitike e akumuluar është rreth 1.4 milion megavat orë.

Pin It