INSTAT: 1% e kompanive mbulojnë gjysmën e tregut

bussines-centre-jpg-nggid0221-ngg0dyn-0x0x100-00f0w010c010r110f110r010t010

Gati gjysma e shitjeve në të gjithë territorin shqiptar mbulohen nga vetëm 1% e bizneseve shqiptare, të cilat janë kompanitë e mëdha që numërojnë më shumë se 50 punonjës. Këto ndërmarrje mbulojnë 38,9% të të punësuarve në gjithë Shqipërinë dhe 64% të investimeve.

Të dhënat i takojnë Anketës së INSTAT për vitin 2015. Sektori me numrin më të lartë të të punësuarve është sektori i shërbimeve me 91 mijë punonjës, i ndjekur nga sektori i tregtisë, ku numërohen 44 mijë punonjës.

Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë (42,5%) i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (19,5%) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (17,9%).

Kompanitë me 1-4 të punësuar përbënë 89,3% të ndërmarrjeve gjithsej. Këto ndërmarrje numërojnë vetëm 33,3% të të punësuarve gjithsej dhe u takojnë 13,8% të shitjeve neto.

Numri i kompanive në total është 104 mijë dhe në këto kompani numërohen 434 mijë të punësuar.

Pin It